Tiranë- Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar videon ku tregon se si Rama premtoi uljen e borxhit publikun, por sipas tij mbeti vetëm premtim. Sot Shqipëria është më e varfër!
Në video Rama shprehej se do ta ulte borxhin publik, mirëpo sipas PD kjo nuk është bërë duke publikuar shifrat. Sipas tyre prej 2013-ës borxhi publik u rrit me 3.25 miliard euro duke e bërë Shqipërinë më të varfër.
Rama kujdeset vetëm për veten. Është koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët!