Autoritetet shëndetësore janë shprehur se rastet me COVID-19 dhe shtrimet në spitale në disa vende në Amerikë, janë drejt rënies.
Një mesazh pozitiv është dhënë edhe nga specialisti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci i cili është ndalur tek faza endemike e pandemisë. Fauci është shprehur se endemia pritet që të ndodhë në një kohë të shkurtër, megjithatë theksoi se nevojën e respektimit të masave për reduktimin e infeksioneve.
Statistikat e publikuara nga Organizata Pan-Amerikane e Shëndetësisë tregojnë gjithashtu një ulje prej 70% të infeksioneve të reja në El Salvador dhe një rritje prej 42% të vdekjeve në Venezuelë. New York pritet gjithashtu që të heqë masën për përdorimin e maskës së detyrueshme në ambiente të mbyllura, kryesisht në dyqane, restorante dhe biznese.
Nga ana tjetër guvernatorja demokrate, Kathy Hawkul shpjegoi se maska do të mbetet e detyrueshme në shkolla.