Kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Burime bëjnë me dije se reshjet kanë nisur prej orës 19:00 dhe se temperaurat në Korçë kanë rënë.
Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, deri tani nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. ndërkohë mesohet se në veprim janë vënë, grupet e punës dhe mjetet kontaktore të cilat aktualisht janë zhvendosur në Dardhë, Qafën e Qarrit, Dishnicë, Voskopojë, Gorricë, Qafë Pllocë.