• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Ulja e TVSH-së për mallrat e shportës”/ Basha: Një masë urgjente për të ndihmuar familjet shqiptare

28/10/2021
in Politikë
0
Basha: 5 shtete nuk duan që t’i hapin negociatat me Shqipërinë

Kryedemokrati Luzlim Basha, tha se ka propozuar një projektligj për uljen e TVSH për mallrat e shportës.

Ai nënvizoi se kjo masë duhet të miratohet urgjentisht, pasi shqiptarët po përballen me një varfëri ekstreme dhe rritje të gjithanshme të çmimeve.

“Ja ku e ke konfirmimin e FMN, meqë dole të qetësohesh pak te dhoma ngjitur. Dëgjoje nga dhoma ku je ngjitur, se Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vendeve në Evropë në vitin 2020, në raport me mesataren e 2015-2019, nga publikimi i fundit i FMN. Ndryshe nga të pa aftët që të rrethojnë e që s’të ndihmojnë dot. E vërteta është ajo që deklarova unë. Vdekjet shtesë ishin 20% më të larta se mesatarja e 2015-2019, e para në Evropë, por nga shtetet e rajonit ne kemi diferencë të jashtëzakonshme. Më pas pasqyra bën të qartë vendet ku pandemia nuk ka pasur efekte shkatërrimtare.

Këto nuk ndryshohen dot. Prandaj, këtij fakti mos i ikni, siç i ikët sallës, siç i ikët dhe herën e kaluar. Vjen këtu dhe përdor një fjalor të pa pranuar me zonjat. Ke harxhuar një orë duke u marrë me flokët e mia. Pse? Që të mos flasësh për hallet e shqiptarëve? Kush janë pengjet? Ato janë shqiptarët, pengje të mos shpërblimit. Pengje të shkollave që s’i ke ndërtuar akoma. Pengje të pa drejtësisë, të grabitjes së pronave.

Pengje të mizorisë. Të këtij shteti brutal, pa zemër që ke ndërtuar në këto 8 vite. Dy ditë më parë, për t’i dhënë fund hipokrizisë tënde ne propozuam projektligjin për uljen e TVSH të shportës në 6%. Familjet po përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve, si rezultat i korrupsionit. Jo vetëm shtresat në nevojë, por të gjitha familjet që jetojnë me punë të ndershme. Deputetët e vendit me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë, kur rritja e çmimeve vrapon shumë më shpejt se rritja anemike e pagave, nuk mund të heshtin, për aq sa e konsiderojnë veten deputetë. Nuk ia vlen as të mbyllim sytë, veshët, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve.

Kemi përgjegjësi përballë familjeve shqiptare, që e dinë fort mirë ç’po heqin. Ky parlament e ka mundësinë të ofrojë zgjidhje, të lehtësojnë barrën e rëndë familjeve në nevojë. Ka disa vende që hanë një herë në ditë, e ngrysen me ankthin e së nesërmes. Ky propozim është për ta. Nuk është për të bërë logje, e as për të gjetur justifikime e devijuar debatin te metaforat e lodhura të të sëmurit të Tiranës, që në fakt, kanë qenë një premtim për shumë kohë. Kur vjen radha për të firmosur tendera sekretë, tendera dhe PPP publikë, koncesione për miqtë, papritur shndërrohet për personazhin e 1001 netëve, për Ali Babën, që i lëshohet taksave të shqiptarëve me 40 hajdutët. Vendi më i varfër i Evropës, nuk e vendos ekonominë e drobitur nga vjedhjet, që fitues janë ata që i caktoni ju, e jo gara. Ju vijnë në duar në xhepa, bëjnë sikur investojnë, nga 120 mln që ka qenë Rruga e Arbrit shkon mbi 300 mln. Nuk ka nevojë as për shkencë, as tigra prej letre për të gjetur para për të lehtësuar ekonominë, mjafton të silleni si çdo person normal i këtij vendi. Ne themi ulni TVSH, ky thotë do të blej satelit. Me borxhin më të lartë në historinë e tranzicionit, ju jo plan që s’keni, por po asgjësoni atë që keni ngritur”, tha Basha.

Tags: cmimet e shporteskuvendilulzim bashaulja e tvsh
Previous Post

“Trekëndëshi i Bermudës”/ Basha sulmon Ramën, Berishën dhe Metën në Kuvend

Next Post

Goditet banda që ekzekutoi shqiptarin në Belgjikë, 64 të arrestuar deri më tani

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Goditet banda që ekzekutoi shqiptarin në Belgjikë, 64 të arrestuar deri më tani

Goditet banda që ekzekutoi shqiptarin në Belgjikë, 64 të arrestuar deri më tani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.