INDI-Një unazë në formë luleje me 12,638 diamante të vegjël është prodhuar në Indi. Sipas mediave, kjo është një shifër rekord diamantesh dhe për këtë arsye ka hyrë në librin e rekordeve Guinnes.
Ajo është punuar nga një tregtar indian bizhuterish që është vetëm 25 vjeç. Quhet “unaza e mbarësisë” dhe ka një peshë prej 165 gramësh dhe baza e saj është argjendi.
Çmimi, i saj ende nuk është përcaktuar, pasi krijuesi i saj ka thënë se nuk do ta shesë kurrë pasi e konsideron si ëndrrën e realizuar, krenari të argjendarisë së tij. Deri më tani rekordin e mbante një unazë me 7 801 diamante e krijuara, po ashtu nga argjendarë indianë.