Tiranë- Për tre qytetarë që u arrestuan në ditët e para të protestës për Klodian Rashën është dhënë masa nga Gjykata e Tiranës.
Mësohet se për qytetarin me iniciale A.K., Prokuroria kishtë kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, por gjykata më tej vendosi masën “Arrest në shtëpi”. Në arrest shtëpie u la edhe qytetari me iniciale A.M. Kurse, për K.B., Gjykata Penale e Tiranës caktoi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Kastriot Gramshi ditën e sotme.