UNICEF ka ngritur sërish alarmin se më shumë se 1.5 milionë fëmijë që janë larguar nga Ukraina për t’i shpëtuar luftës, janë në rrezik të madh për trafikim.
“Ne vlerësojmë se 55 fëmijë ikin nga Ukraina çdo minutë, kjo është pothuajse 1 fëmijë në çdo sekondë.”, kështu deklaroi drejtoresha e përgjithshme e Unicef-it, Catherine Russell, në Forumin Ekonomik Botëror.
“Kohët e fundit kam qenë në rajonin në kufi me Rumaninë, ku gati gjysmë milioni, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë kaluar për t’i shpëtuar dhunës. Ata udhëtojnë pothuajse pa asgjë. Disa prej tyre kanë vetëm rrobat që kanë të veshura. Fëmijët dhe gratë që ikin nga dhuna janë të cenueshëm në shumë mënyra, duke përfshirë shfrytëzimin dhe abuzimin. Kërcënimi i trafikimit është real dhe në rritje, sidomos për fëmijët që janë ndarë nga familjet e tyre”, theksoi ajo.