• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Unitet i rrallë në Kongres/ VOA: Ligjvënësit amerikanë pranë arritjes së marrëveshjes për sanksionet ndaj Rusisë

07/02/2022
in Botë
0
Unitet i rrallë në Kongres/ VOA: Ligjvënësit amerikanë pranë arritjes së marrëveshjes për sanksionet ndaj Rusisë

Ligjvënësit amerikanë janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për sanksione që kanë si synim të parandalojnë një ndërhyrje të mundshme nga Presidenti Vladimir Putin në Ukrainë.

Disa ligjvënës që u kthyen së fundmi nga një udhëtim në Kiev i thanë korrespondentes së Zërit të Amerikës, Katherine Gypson se ekziston një vullnet i gjerë dypartiak lidhur me qëndrimin ndaj Rusisë. Rreth 127,000 trupa ruse janë grumbulluar përgjatë kufijve me Ukrainën, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin thotë se kërkesat e tij, përfshirë premtimin se Ukraina nuk do të anëtarësohet asnjëherë në NATO, nuk janë përmbushur. Ligjvënësit amerikanë po përgatisin aktualisht një sërë sanksionesh për të parandaluar një konflikt në Evropë.

“Sigurisht që nuk duam përshkallëzimin e situatës në një konflikt ushtarak. Shpresojmë që situata të zgjidhet përmes diplomacisë shumëpalëshe. Mendoj se kjo është absolutisht e mundur dhe shpresoj që Presidenti Biden të jetë në gjendje ta realizojë një gjë të tillë me sukses“, i tha senatorja demokrate, Kirsten Gillibrand Zërit të Amerikës.

Republikanët në Kongres kanë kritikuar administratën e Presidentit Biden se nuk ka vepruar me shpejtësi për të frenuar zotin Putin.

“Sanksionet pas ndërhyrjes janë më pak efektive se sa sanksionet paraprake dhe shpresoj që administrata do ta ketë parasysh këtë në të ardhmen. Ato kanë me të vërtetë peshë”, thotë udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell. Por në një shfaqje të rrallë uniteti në Kongres, ligjvënësit e të dyja palëve po përgatisin legjislacion dypartiak për sanksione që do të kishin pasoja të rënda ekonomike.

“Zotit Putin do t’i duhej t’i merrte të ardhurat e naftës si Saddam Husseini. Alternativa e tij e vetme do të ishte ta shiste naftën në tregun e zi, sepse do ta kishte të pamundur të kryente transaksione bankare. Kjo do të ishte pasoja më e rëndë nga sanksionet. Do të ketë edhe pasoja të tjera, që populli rus do t’i shohë dhe do të pyesë veten a është kjo diçka që do ta toleronte”, tha ligjvënësi republikan, Mark Green për Zërin e Amerikës.

Demokratët duan që një nga sanksionet më të rënda të përdoret vetëm nëse presidenti Putin sulmon Ukrainën.

“Nëse zoti Putin pushton Ukrainën, gazsjellësi Nord Stream Two nuk do të vazhdojë dhe ndoshta nuk do të përfundojë kurrë. Dhe kjo do të ketë një ndikim të madh ekonomik në Rusi. Me mbështetjen e gjerë dypartiake ne ndoshta do të zbatojmë sanksionet më masive që kemi vendosur ndonjëherë. Asnjë prej nesh nuk e bën me dëshirë një gjë të tillë, sepse e kuptojmë që do të ndikonte tek populli rus. Por gjithçka varet nga zoti Putin“, thotë ligjvënësi demokrat, Ami Bera.

Disa anëtarë të Kongresit që ishin së fundmi në Ukrainë dhe u takuan me zyrtarët e vendit thonë se ndihma amerikane do të armatosë ukrainasit që t’i bëjnë ballë kërcënimit rus. Ata gjithashtu vlerësuan unitetin mes aleatëve të Amerikës. “Më bëri shumë përshtypje uniteti. Ne shkuam në Bruksel dhe u takuam me homologët tanë të BE-së dhe udhëheqësit e NATO-s dhe të gjithë ishim të bashkuar në kundërshtimin tonë ndaj agresionit dhe në mbështetje të një vendi demokratik që lufton për liri“, thotë ligjvënësja demokrate Mikie Sherrill për Zërin e Amerikës.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se së shpejti do të dërgojnë dy mijë trupa në Rumani, Poloni dhe Gjermani. /VOA/

Tags: KONGRESI AMERIKANsanksionet e rusiseVoa
Previous Post

Autobusi del nga rruga, 13 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Next Post

Bënë shaka me infektimin e Erdogan, 5 të arrestuar në Turqi, mes tyre edhe personazhi i njohur televiziv

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Erdogan: Do të punoj që Kosova të njihet nga vende të reja, do e diskutoj me Biden

Bënë shaka me infektimin e Erdogan, 5 të arrestuar në Turqi, mes tyre edhe personazhi i njohur televiziv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.