Disa ushtarë ukrainas janë trajnuar nga Shtetet e Bashkuara për të përdorur dronët kamikaze Switchblade. Kështu deklaroi një zyrtar anonim i Departamentit të Mbrojtjes, i cituar nga shtypi amerikan. “Ne shfrytëzuam mundësinë për t’u ofruar atyre disa trajnime, veçanërisht në përdorimin e Switchblades,” tha zyrtari. Dronët kamikaze janë avionë të vegjël të pajisur me një ngarkesë shpërthyese që fluturojnë mbi një zonë në pritje të një objektivi për ta goditur.