Qyteti bregdetar jugor i Ukrainës, Berdyansk, është tani nën kontrollin rus. Lajmi konfirmohet nga kreybashkiaku i këtij qyteti.
Trupat ruse kanë hyrë në qytet rreth orës 15:50 me orën lokale të së dielës dhe u panë duke lëvizur në qendër pak më vonë, tha kryebashkiaku Alexander Svidlo në një video në Facebook.
Ushtarët hynë në bashkinë e qytetit në orën 20:00. Rusët, tha ai, “na informuan se të gjitha ndërtesat administrative ishin nën kontrollin e tyre dhe se ata po kontrollonin ndërtesën e komitetit ekzekutiv. Por nën kontrollin e njerëzve të armatosur, unë e konsideroj këtë propozim të papranueshëm. Kështu ne, si të gjithë anëtarët e shtabit operativ, u larguam nga ndërtesa e komitetit ekzekutiv,” tha ai.
Qyteti në Detin e Zi përmban një bazë të vogël detare ku jetojnë rreth 100,000 ukrainas.