Ushtria ukrainase njofton se po përgatitet për “betejën përfundimtare” në qytetin e rrethuar të Mariupolit. Në një deklaratë në Facebook Brigada e 36-të tha se “municionet po mbarojnë”. Pasi mbrojtën portin për 47 ditë dhe bënë “çdo gjë të mundshme dhe të pamundur” për të mbajtur kontrollin e qytetit, ushtria tha se ata u shtynë prapa dhe u rrethuan nga ushtria ruse.
Forcat ruse thanë se luftimet kohët e fundit janë përqendruar rreth fabrikave të çelikut Azovstal të Mariupolit dhe portit.
Këmbësoria u vra i gjithë dhe sulmet kryhen nga gjuajtës, gjuajtës kundërajror, operatorë radio, shoferë dhe kuzhinierë.
Edhe orkestra “është nisur në betejë. Brigada ankohet gjithashtu se është braktisur nga udhëheqja ushtarake ukrainase.