• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Vaj luledielli dhe bunkerë, Gjermania në frikë nga lufta

23/03/2022
in Botë
0
Vaj luledielli dhe bunkerë, Gjermania në frikë nga lufta

Ndryshimi i klimës, pandemia e Coronës dhe sikur këto të mos mjaftonin ato, agresioni rus kundër Ukrainës ka mbuluar gjithçka, lajmet e këqija po shtohen. Një atmosferë krize është përhapur në Gjermani. Si matës për një vend të trembur janë kthyer raftet bosh në supermarkete, kufizimet tek makaronat dhe majaja.

Javët e muajt e ardhshëm “priten kufizime të flukseve të mallrave si vaj luledielli, liri, dhe soje nga rajoni i konfliktit”, paralajmëron Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Vajit, OVID. Ukraina dhe Rusia janë eksportueset kryesore të vajit të lulediellit. Gjermania e mbulon 94% të nevojës për këto produkte nga importi. Nga shqetësimi se mund të ketë mungesë furnizimi të këtyre artikujve ushqimorë, po mblidhen rezerva të miellit dhe makaronave. Megjithëse për këto produkte nuk është dhënë alarmi.

Sipas një sondazhi të Forsas, 69% e të anketuarve kanë frikë se NATO dhe me këtë edhe Bundeswehri mund të përfshihen në luftë. Sipas sondazhit të fundit të Trendit të Gjermanisë, shumë të pyetur janë të mendimit se ky konflikt do të lerë gjurmë në Gjermani. 64% presin përkeqësim të situatës ekonomike. Deri tani qytetarët gjermanë ishin me besim tek e ardhmja, por lufta, që pjesërisht mund të ndiqet live në mediat sociale dhe gjeografikisht është kaq pranë i ka prekur emocionalisht gjermanët.

Në telefon për të folur për frikën

Shumë më shpesh se më parë po kërkohet ndihmë në linjën telefonike të këshillimit psikologjik. “Kërkesat janë bërë shumë intensive”, shprehet Christina Zajackovski nga qendra e Kölnit. Çdo e pesta telefonatë lidhet me frikën e luftës që mund të shtrihet deri në Gjermani, me frikën se mund të bombardohet shtëpia apo se mos u ndodh diçka njerëzve të dashur. Për ata që telefonojnë është qetësuese “të flasin për frikën e tyre dhe të shqiptojnë fantazitë më të frikshme që lidhen me luftën”, thotë Zajaskovski.

Ky brez “në kohë paqeje ka mënjanuar gjithçka. Tani këto janë bërë aktuale”, thotë Thomas de Vachroi për DW. I ngarkuari i Kishës evangjeliste për Varfërinë në Neukölln, Berlin drejton “Haus Britz”, një institucion për banim të lehtësuar për të moshuarit. “Ata kanë shumë frikë, se tejkalohet vija e kuqe dhe NATO ndërhyn dhe të gjithë shohin vetëm tmerr. Më duhet të them hapur, që edhe unë e kam këtë frikë.”

“Çfarë po ndodh në botë?”

Të moshuarit në “Haus Britz” nuk kanë frikë për veten, por edhe për fëmijët e nipërit, thotë Vachroi. Pas përvojës së luftës në vitet 1945-1955 ata thonë se “nipërit e mi nuk mund të përballojnë atë që kemi përjetuar ne pas luftës. Të durojnë urinë, të kërkojnë ushqim nëpër fusha, të mos kenë veshje.” Kjo i shqetëson shumë ata, rrëfen Vachroi. “Ata ulen përballë dhe të thonë, zot i madh, çfarë po ndodh në këtë botë?”

Reagime që kreu i Shoqatës Botërore të Mjeëve, Frank Ulrich Montgomery i merr seriozisht. “E rëndësishme është që njerëzit që kanë frikë nga lufta të merren seriozisht dhe të mos minimizohen këto emocione”, thotë ai për grupin mediatik, Funke Mediengruppe.

Përgatitje për katastrofën

Argumentat e arsyeshme nuk i arrijnë sigurisht këto kohë të ashtuquajturit “preprer” ata që prej vitesh përgatiten për katastrofat me imtësi, sepse gjithmonë mendojnë më të keqen. Në internet prezantohen çanta shpine me materiale mbijetese, tableta jodi kundër radioaktivitetit, apo gjeneratorë të rrymës. Një përdorues nxjerr në youtube me pseudonimin “Prepper Norddeutschland” videon “Lufta Rusi-Ukrainë-çfarë duhet të bësh tani?” Të tjerë publikojnë video si të mbijetosh në rast të emergjencave të aksidenteve atomike.

Frika është e mirë për biznesin. Dega e sigurisë përjeton një bum të vërtetë. Tek “Sistemet e Hapësirës Mbrojtëse në Bunkerë për Gjermaninë, BSSD në Berlin janë shumëfishuar pyetjet. “Deri tani klikimet në faqen tonë të internetit kapnin 100 deri në 300 klikime në ditë, tani ato kapin shifrën e 10.000 klikimeve”, thotë drejtuesi i qendrës, Mark Schmiechen. Pyetjet fillojnë nga hapësirat e mbrojtura të çelikut dhe vazhdojnë me bunkerët që të mbrojnë nga sulmet atomike. BSSD ofroi një hotline me 6 telefona për këtë arsye. “Për çdo telefon kishim 10 thirrje në orë”, thotë Schmiechen

Marrë nga DW

Tags: bunkerefrike nga luftagjermaniavaj luledielli
Previous Post

Samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s, Biden mbërrin në Europë

Next Post

Vuçiç i prerë: Pavarësinë e Kosovës nuk e njohim për asnjë çmim

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Vuçiç i prerë: Pavarësinë e Kosovës nuk e njohim për asnjë çmim

Vuçiç i prerë: Pavarësinë e Kosovës nuk e njohim për asnjë çmim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.