Kryeministri Edi Rama sqaroi situatën me informacionet që qarkullojnë se vaksina AstraZeneca është e dëshme.
Rama sqaroi se sasia prej 38 mijë e 400 doza që ka marrë Shqipëria ka ardhur nga Suedia dhe se është një seri e sigurtë. Rama tha se seria që po diskutohet se ka shkaktuar probleme është një seri tjetër.
“AstraZeneca është pezulluar në disa vende, siç është e vërtetë që ju jeni në detyrimin e madh dhe njerëzor të mos bëheni përçues të lajmeve të pavërteta që hapin panik. Mund të jetë në rrjetet sociale por jo në ekrane ku një staf i tërë punon. Nëse do ishte e vërtetë do qe e pamundur që bota ta lejonte. Sasia që morëm ne dje ka ardhur nga Suedia. E mendoni dot ju që Suedia ta lejonte një gjë të tillë? Sot kam parë një prononcim të drejtorit në Itali, thotë që bëhet fjalë për një seri të veçantë. Ne kemi një seri tjetër. Anglia vazhdon vaksinimin me AstraZeneca. Nuk ka shans që të jetë një injeksion që të shkaktojë komplikime me shëndetin. Nuk ka asnjë problem. Është një vaksinë që vazhdon dhe qarkullon.”-u shpreh Rama.