Kompania amerikane e bioteknologjisë Novavax njoftoi se vaksina e re me dy doza NVX-CoV2373 kundër koronavirusit kishte treguar një efikasitet prej 80% kundër Covid-19. Testi u krye në 2247 adoleshentë midis majit dhe shtatorit 2021, të moshës 12 deri në 17 vjeç, kur varianti Delta ishte ende dominues ndaj të cilit vaksina në veçanti ishte 82% efektive.
Kompania planifikon të aplikojë brenda tremujorit të parë të këtij viti për miratimin e përdorimit të vaksinës së saj tek adoleshentët. Muajin e kaluar, ajo aplikoi te Shtetet e Bashkuara për përdorimin e vaksinës tek të rriturit, pas testimit te 30,000 persona, ku tregoi një efektivitet prej 90.4%. Vaksina tashmë është miratuar nga Bashkimi Europian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe nga Britania dhe Zelanda e Re.