Kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong është vaksinuar kundër Covid-19. Pas vaksinimit, shefi i qeverisë në Singapor u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen për të zhdukur sëmundjen.
Ndërkohë Singapori, ndryshe nga programet e tjera të vaksinimit masiv në Shtetet e Bashkuara dhe Britania, duket se fokusin kryesor e ka vënë më shumë te zonat që është më i përhapur infeksioni. Gjatë muajve të fundit Singapori ka raportuar një numër të vogël të rasteve të reja me Covid.