• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Valbona dhe Vjosa/Sekretariati i Vjenës: Planet e mbrojtjes së mjedisit të veprojnë

17/11/2021
in Sociale
0
Valbona dhe Vjosa/Sekretariati i Vjenës: Planet e mbrojtjes së mjedisit të veprojnë

Shqipëria ka marrë një notë pozitive për ecurinë e sektorit të energjisë në përgjithësi për vitin 2021 nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë por si rrallëherë që në hyrje të përmbledhjes raporti thekson dy masa që duhet të merren me urgjencë.

Theksi është vënë tek mbrojtja e mjedisit të lumenjve Vjosa dhe Valbonë që janë bërë jo rrallë objekt i kundërshtimit të shoqërisë civile dhe ambientalistëve sa i takon ndërtimit të hidrocentraleve.

“Shqipëria ka avancuar në drejtim të ndarjes së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, por krijimi i bursës është i vonuar. Në sektorin e gazit, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është bërë funksionale në fund të vitit të kaluar, por pa furnizim në tregun kombëtar. Ankande për projekte të energjisë së rinovueshme vazhdojnë me sukses. Planet për mbrojtjen e gjithanshme të mjedisit të lumenjve Vjosë dhe Valbonë duhet vihen në veprim. Si Palët e tjera Kontraktuese, Shqipëria ka nevojë për të ndryshuar legjislacionin e tij për vlerësimin e ndikimit në mjedis” thuhet në raportin për Shqipërinë.

I njëjti ndalet tek ndryshimet në Ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) i miratuar në fund të vitit 2020.

“Megjithatë, ende ndryshimet nuk janë në përputhje me nenet 8 dhe 8 (a) të Direktivës 2014/52 / BE. Legjislacioni sekondar, veçanërisht aktet nënligjore për certifikimin e ekspertëve të VNM dhe kriteret e shqyrtimit të VNM-së, mungojnë. Shqetësimet e ngritura nga Sekretariati lidhur me mundësinë e miratimit të një projekti në kundërshtim vendimin për VNM paraprake ose deklaratës mjedisorë nuk janë adresuar. Për më tepër, perspektivat e zhvillimit të hidrocentraleve në lumenjtë Valbonë dhe Vjosë mbeten të paqarta. Konsultimet e hershme dhe efektive me publikun si dhe me autoritetet e tjera përkatëse kombëtare në procesin e vendimmarrjes duhet të mbështeten nga kanalet mediatikë tradicionalë dhe modernë” thuhet në dokument.

Sekretariati nënvizon se procedura e vlerësimit strategjik mjedisor (VSM) është iniciuar në draftin kombëtar për energjinë.

“VSM-të duhet të sinkronizohen me përgatitjen e planit apo programit me qëllim sigurimin e intergrimit të vlerësimeve mjedisore. Vendimi për cilësinë e disa lëndëve djegëse të lëngshme të përdorura për ngrohje, transportit, civil, industrial apo transportin detar i Qershorit 2019 transpozon Direktivën e squfurit në karburante, duke përfshirë dispozitat mbi karburantet detare. Vendimet e nivelit ministror për të zbatuar detyrimet për zvogëlimin e përmbajtjes së squfurit të disa lëndëve djegëse të lëngëta, veçanërisht në lidhje me dispozitat për kampionimin dhe analizat, mungojnë” sjell në vëmendje sekretariati.

Marrë nga Monitor.al

Tags: mbrojtja e mjedisitSekretariati i Vjenësvalbonavjosa
Previous Post

Prodhonte armë shpërthyese dhe municione, arrestohet 42-vjeçari në Vorë

Next Post

Inflacioni në BE arrin në 4.4%, niveli më i lartë i dekadës, si do të ndikojë në çmimet në Shqipëri

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

28/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para!

28/01/2023
Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

27/01/2023
2558 klasa kolektive në Shqipëri/ 22 mijë nxënës bëjnë mësim të kombinuar

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në shkolla, kemi qëllim ruajtjen e saj

24/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

21/01/2023
Next Post
Inflacioni në BE arrin në 4.4%, niveli më i lartë i dekadës, si do të ndikojë në çmimet në Shqipëri

Inflacioni në BE arrin në 4.4%, niveli më i lartë i dekadës, si do të ndikojë në çmimet në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.