• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Valbona prej tre javësh pa energji elektrike, ekspertët dhe banorët ngrenë alarmin për dëmtimin e turizmit

13/01/2021
in Aktualitet
0
Bujtinat në Valbonë humbasin të gjitha fitimet e sezonit nga mungesa e energjisë elektrike

Dëmtimi nga moti i keq i rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike ka bërë që Valbona të mbetet pa drita prej së paku tre javësh. Mungesa e energjisë ka boshatisur bujtinat në kulmin e sezonit turistik duke bërë që sipërmarrjet e kësaj zone të vuajnë një tjetër bllokim të ngjashëm me atë të periudhës së izolimit nga pandemia në periudhën e pranverës.

“Situatë shqetësuese të shikosh Valbonën bosh, pa turistë kur është kulmi i sezonit dimëror dhe ky është një kontrast shumë i madh krahasuar me Kosovën për shembull që ka tipare të njëjta të turizmit me Rugovën ishte plot deri në fillim të janarit ndërkohë që Valbona ishte bosh dhe njerëzit ishin pa drita,” – tha për Euronews Albania specialistja e turizmit Flora Xhemani Baba duke e konsideruar të pajustifikueshme këtë gjendje.

Në një komunikim me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes në qarkun Kukës, Euronews Albania mësoi se zyrtarisht sipas autoriteteve energji elektrike nuk ka pasur prej datës 30 dhjetor. OSHE ka nisur përpjekjet për rregullimin e situatës dhe se shkak për këtë janë bërë rrëzimi i 20 shtyllave elektrike dhe dëtmimi i mbi 30 traversave prej kushteve atmosferike.

Linja elektrike prej rreth 30 kilometrash aktualisht prej autoriteteve thuhet se është riparuar deri në Dragobi – në gjysmën e parkut kombëtar të Valbonës.

Specialistja e Flora Xhemani Baba tha se për turizmin dimëror Shqipëria vuan tejmase mungesën e infrastrukturës. Ajo përmendi vështirësitë për t’iu qasur Thethit, pikërisht për mungesën e një rruge të kalueshme. Për rastin e Valbonës ajo tha se ajo qaset më lehtë pasi rruga është e kalueshme, mirëpo këtë vit turizmi është dëmtuar tërësisht prej kësaj situate.

Sherif Margjeka, i cili administron një bujtinë në Valbonë tha për Euronews Albania se situata mbetet e njëjtë. Teksa këmbënguli se prej datës 24 dhjetor nuk kanë pasur energji elektrike, e cilësoi gjendjen “katastrofë”.

“Të shtunën që kaloi kemi pasur rreth katër orë energji elektrike e më tej nuk kemi pasur, që prej datës 24 dhjetor,” – tha Margjeka duke shtuar se pavarësisht se në terren kanë parë disa punonjës nuk janë informuar për ndonjë afat se kur do të rregullohet kjo situatë.

Margjeka tha se mungesa e energjisë elektrike ka ndikuar në dëmtimin e flukseve të turistëve pasi ka bërë që të ketë anulime të rezervimeve. Përballë pyetjes nëse kjo situatë përsëritet prej vitesh apo është e rastësishme, Margjeka tha se ka pasur shkëputje të shpeshta edhe gjatë verës, por kurrë nuk ka ndodhur që të ketë mungesë kaq të gjatë./Euronews

Tags: albanewsMoti i keqValbona pa energji elektrike
Previous Post

Dokumenti/ Zbulohet kalendari i punimeve të Kuvendit, ja kur miratohet marrëveshja me Pfizer për vaksinën anti-covid

Next Post

U përfol se kërkon shtetësi të Kosovës për t’iu bashkuar “Vetëvendosjes”/ Reagon Ditmir Bushati…

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
U përfol se kërkon shtetësi të Kosovës për t’iu bashkuar “Vetëvendosjes”/ Reagon Ditmir Bushati…

U përfol se kërkon shtetësi të Kosovës për t’iu bashkuar “Vetëvendosjes”/ Reagon Ditmir Bushati...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.