Dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ka gjetur hapësirë edhe në mediat ndërkombëtare.
“Ministri shqiptar i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen pas protestave të provokuara nga vrasja e një të riu nga një patrullë policie në Tiranë më 8 Dhjetor, i cili kishte shkelur shtetrrethimin e natës në fuqi për të luftuar pandemia Covid”- shkruan agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.
Por ndërsa kryeministri po i fliste kombit-vijon agjencia- në Tiranë ndodhi një demonstratë e re e dhunshme e qindra të rinjve që u përleshën me forcat speciale të policisë.
Dorëheqja është pasqyruar edhe në rrjetin evropian televiziv, EuroNews.
“Ministri i Brendshëm i Shqipërisë dha dorëheqjen të enjten për vrasjen nga ana e një oficeri policie të një të riu që shkeli shtetrrethimin, një incident që shkaktoi protesta të dhunshme të mërkurën”-, shkruan rrjeti prestigjioz Reuters.
“Një valë zemërimi shpërtheu në Shqipëri pas vrasjes me gjak të ftohtë të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia”, shkruan gazeta greke “Ta Nea”.
Protestat dhe dorëheqja janë pasqyruar edhe në mediat turke dhe në gjuhë të tjera.