Në fillim, pak ditë më parë, lajmi i një varianti të ri në Botswana dhe në rajonet kufitare të Afrikës së Jugut, edhe pse me karakteristika të rrezikshme për shkak të mutacioneve të shumta, mbetej ende në dimensione të kufizuara. Por pak ditë më vonë, lajmi për përhapjen e variantit B.1.1.529, që së shpejti do të ketë zyrtarisht një emër të zgjedhur nga germat e alfabetit grek, po merr dimensione ndërkombëtare duke shqetësuar të komunitetin ndërkombëtar, që po merr masat e para.
Paniku u shpërnda dje nga një tweet i Thomas Peacock, virolog i njohur i Imperial College në Londër, i cili pati mundësi të analizojë variantin duke e cilësuar “si i pajisur me mutacione të tmerrshme”.
Pasojat e para, domethënëse, vijnë nga ekonomia. Lajmi i rrezikshmërisë së virusit alarmoi bursat aziatike, që sot kanë humbur disa pikë. Në Japoni, treguesi Nikkei humbi 3 %, dhe shenjat janë që diçka e tillë mund të ndodhë edhe në Wall Street. Por pse ky alarmizëm në Azi? Sepse varianti i ri afrikan është pikasur tashmë edhe në Hong Kong, nga një pasagjer i një fluturimi nga Johannesburg i Afrikës së Jugut.
Varianti duket sikur ka në maksimum karakteristikat që variantet Alfa dhe Delta kishin vetëm pjesërisht, mutacione të shpeshta dhe të panjohura, por edhe agresivitet të madh, aq sa mendohet se në rajonin e Gauteng të Afrikës s Jugut, tashmë 90% i rasteve po del mekëte variant.
Britania e Madhe ka deklaruar mbylljen e kufijve ajrore nga ky vend por edhe nga Namibia Eswatini, Zimbabwe, Lesotho dhe Botswana, dhe më shumë mundësi i njëjti vendim do vijë edhe nga Bashkimi Europian. Por nga erdhi ky variant plot “muskuj”, aq sa mund të vej në rrezik edhe mbrojtjen e vaksinave të deritanishme? Sipas burimeve paraprake, mutacionet janë mbledhur në një person të vetëm, ndoshta i sëmurë nga HIV, që me muaj të tërë ka vuajtur me virusin, duke humbur jetën por edhe duke mundësuar përhapjen e variantit.