Varianti i ri i Covid-19 po përhapet në shumë vende të botës. Gjithnjë e më shumë vende kanë raportuar rastet e para të infektimeve me mutacionin e ri të Covid-19. Varianti i ri i Covid-19 i njohur si B.1.1.7, i cili u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe është konfirmuar të paktën në 37 shtete të botës. Sipas një numërimi të bërë nga CNN shtetet që kanë konfirmuar variantin e ri të Covid-19 janë:
- Mbretëria e Bashkuar
- Australia
- Belgjika
- Brazili
- Kanadaja
- Kili
- Kina
- Danimarka
- Finlanda
- Franca
- Gjermania
- Islanda
- India
- Irlanda
- Izraeli
- Italia
- Xhamajka
- Japonia
- Jordania
- Libani
- Malta
- Luksemburgu
- Holanda
- Zelanda e Re
- Norvegjia
- Pakistani
- Portugalia
- Emiratet e Bashkuara Arabe
- Singapori
- Korea e jugut
- Spanja
- Suedia
- Zvicra
- Tajlanda
- Turqia
- Shtetet e Bashkuara – përfshirë rastet në Florida, Kaliforni dhe Kolorado
- Vietnami