Shfaqja e variantit të ri të COVID, i zbuluar pak ditë më parë në Britaninë e Madhe ka ngjallur frikë në Europë dhe diskutime të mëdha për pasojat që mund të sjellë te njerëzit.
Pjesë e këtyre diskutimeve është bërë edhe shefi i kabinetit në presidencë Edmond Panariti, i cili thotë se me mutacionet që po pëson COVID në disa shtete, muajt që do vijnë do të jenë shumë vendimtarë.
Duke i konsideruar muajt në vijim si shumë të vështirë por vendimtarë, sipas tij gara për vaksina po kthehet në një makth. “Kush vaksinon i pari, kursen jetë dhe pasoja shëndetsore në njerëz”, thotë Panariti.
Postimi i plotë:
Askush nuk di asgjë!
“Genomika”, pra mënyra e sjelljes dhe e veprimit të virusit COVID-19, mbetet ende një mister i madh!
Po ndjek reagimet e virologëve, epidemiologëve, imunologëve të qëndrave më të spikatura botërore lidhur me sjelljen e tashme dhe të ardhme të virusit dhe shprehjet më tipike të tyre janë:
Nuk kemi prova të mjaftueshme, ka të ngjarë, ndofta, është e mundur!
Por ajo që me sa duket po ndodh është ndryshimi konstant i virusit.. (varianti anglez është ai më i fundit, po ashtu ai Afrikano Jugor, ai Danez para disa muajsh ai i Italisë së Veriut etj)
Këto ndryshime ndodhin për dy qëllime :
1. Që virusi të përhapet më shpejt.
2. Që ai të godasë më fort
Këto quhen me gjuhë Darviniane, përshtatje të mbijetesës së virusit. Që potencialisht mund të neutralizojnë edhe skemat e luftimit të tij. Varianti anglez i ndryshimit më të fundit, duket se përshpejton përhapjen në popullatë!
Varianti Danez, i para një muaji i krijuar te kunadhet pas infektimit të tyre, duket se shtyp reagimin imunitar, pra rrit agresivitetin e virusit. Çfarë po ndodh? Koha do ta tregojë!
Muajt që vijnë do të jenë shumë të vështirë por vendimtarë. Prandaj gara për vaksina po kthehet në një makth
. Kush vaksinon i pari, kursen jetë dhe pasoja shëndetsore në njerëz !