Varianti i koronavirusit i cili ka gjunjëzuar Indinë ka filluar të përhapet dhe në Poloni, madje në kryeqytetin e vendit, Varshavë. Për këtë arsye ministri i shëndetësisë i Polonisë tha të Martën që vendi do të rifillonte një karantinë mesatare për dhe që masat anti-COVID do të ashpërsoheshin.
Për më tepër ministri njoftoi se të gjithë udhëtarët nga India, Brazili ose Afrika e Jugut do të jenë të detyruar të izolohen nëpër hotelet e vendit për të paktën 14 ditë pasi të arrijnë në Poloni. Numri i njerëzve të infektuar me variantin indian në poloni ka arritur 16, duke përfshirë një diplomat polak i cili vdiq për shkak të virusit.
Në vend që të rrezikojë përhapjen e variantit shteti polak ka vendosur që të rifillojë karantinën dhe që të tregohet i kujdesshëm gjatë procesit të vaksinimit.