Mutacioni kalifornian i Covid është më i rrezikshmi nga të gjithë. Metro shkruan se shkencëtarët pretendojnë se virusi do të shfaqet në muajin Maj dhe do të jetë 40% më i aftë për të infektuar qelizat.
Sipas shkencëtarëve ky mutacion krijon një rrezik më të lartë të vdekjes si dhe un numrin e antitrupave të siguruar nga vaksinat, apo infeksionet e mëparëshme. Autori i këtij studimi profesori Charles Chiu, tha se ende është e paqartë nëse vaksinat do të jenë më pak efektive nga këtij virusi.
“Do të doja të kisha lajme më të mira për t’ju dhënë – se ky variant nuk është aspak i rëndësishëm. Por për fat të keq, ne thjesht ndjekim shkencën. ‘Djalli’ është tashmë këtu,” tha ai.
Mutacionet e Covid-19 janë zbuluar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Deri tani janë zbuluar shumë raste mutacionesh ndërkohë që më të rrezikshmit janë të Afrikës së Jugut, Nigerisë dhe të Anglisë.