SPANJË- Një varkë që transportonte emigrantë pa dokumente u përmbyt në zonën e Cadniz në Spanjën Jugore. Seaandcost shkruan se gjithësej kanë humbur jetën 8 persona ndërkohë që 17 të tjerë konsiderohen të humbur.
Një zëdhënës i shërbimit tha se operacioni i shpëtimit dhe kërkimit të të zhdukurve është duke u zhvilluar. Operacioni filloi të enjten kur një anije që kalonte sinjalizoi zbulimin e një barkë druri të përmbysur 37 milje nga Kepi Trafalgar.
Nga 28 emigrantë në bord, 8 kanë vdekur, 3 janë shpëtuar dhe 17 janë shpallur të zhdukur.