Largohet nga PS, Vasilika Hysi. Lajmin e ka dhënë vetë Kryeministri Rama gjatë prezantimit të programit “Drejtësia që Duam”.
“Sot jam i emocionuar pasi Vasilika, më ka bërë me dije se ka vendosur t’ju hapë rrugën kalamajve. Kështu që me të gjithë konsideratën, me atë që kemi bërë në reformën në Drejtësi ti ke një rol kyc. Po ta kaloj fjalën, mund ta heqësh maskën se unë jam i vaksinuar”, tha Rama.