Kryeministri Edi Rama ishte në Vaun e Dejës këtë të mërkurë dhe ka vizituar një qendër shëndetësore. Kreu i qeverisë ishte për të parë edhe procesin e vaksinimit që është shtrirë në qendrat shëndetësore afër vendbanimeve për të moshuarit.
Gjatë takimeve të tij me të moshuarit Rama nuk la pas batutat, ndërkohë që u shpreh se votat nuk kanë lidhje me procesin e vaksinimit.
I moshuari: Të kam parë veç në televizor. Shyqyr që të pashë. Ai që nuk voton për ty mos i bëftë hajër vaksina.
Edi Rama: Vota nuk ka lidhje me këtë.