Replikat në distancë për situatën e krizës nga Covid-19, vijojnë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Basha. Në një reagim të dytë në rrjetin social Twitter, kreu Basha thotë se gjendja po përkeqësohet për shkak të Ramës.
Sipas Bashës, në vend që Rama të japë lekë për ilaçe dhe testime e ka mendjen të sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama I është përgjigjur Bashës, lidhur me menaxhimin e situatës së rëndë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Në një postim në ‘Tëitter’, Rama i drejtohet Bashës, duke i thënë se “opozita nuk kthehet më në qeveri me lojën jepi votën PD e merr Monikën&IlIrin në tallavanë e bashkimit”.
“Sipas Lulëzimit plehrat duhet të bëhen kapicë në çdo rrugë të Tiranës që njerëzit të mos preken nga Covidi dhe mund të kurohen! Jo Lulëzim, plehrat nuk kthehen më në Tiranë, as opozita nuk kthehet më në qeveri me lojën jepi votën PD e merr Monikën&IlIrin në tallavanë e bashkimit!”, shkruan Rama.