Kriptovaluta më e vlefshme në botë, Bitcoin, po vazhdon të shënojë rënie të vlerës. Të premten në mëngjes, çmimi i saj ra për gati 5 për qind.
Sipas mediave, bitcoin u tregtua për rreth 36.800 dollarë për njësi, ndërsa kriptovalutat rivale, Ethereum, për 2.556 dollarë për njësi, dhe Dogecoin 32 centë për njësi.
Një ndër investuesit më të mëdhenj në Bitcoin, Tom Brady tha të enjten se ka besim në perspektivën afatgjate të kriptovalutave. Kampioni i shtatëfishtë në Super Bowl tregoi se vitin e kaluar ka bërë investime në kriptovaluta pas rritjes së vlerës së Bitcoin-it.
Megjithatë, ai pranoi se nuk është ekspert i kriptovalutave, por se është munduar të mësojë më shumë për to.