SHBA- Ish-presidenti amerikan George W Bush gjatë një fjalimi në një event në Dallas të mërkurën kur po kritikonte sistemin politik të Rusisë ngatërroi Ukrainën me Irakun.
“Rezultati është mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave në Rusi dhe vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim tërësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut… e kam fjalën për Ukrainën”-tha George W Bush.
Sipas The Guardian, Bush gjithomë ka bërë gafa të tilla gjatë tetë viteve të tij si president i Shteteve të Bashkuara dhe ky moment nuk do të shpëtojë pa u bërë një meme.
Në kohën kur Bush ishte president i SHBA-së ai autorizoi një pushtim të Irakut në vitin 2003 për të gjetur dhe shkatërruar armët e pretenduara të cilat nuk u gjetën kurrë. Konflikti i zgjatur vrau qindra mijëra njerëz dhe zhvendosi shumë të tjerë.