Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Niko Peleshi ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Majorit Xhevahir Iljazi, ngjarje e ndodhur në Afganistan.
Në një reagim zyrtar, Peleshi shkruan se u shpreh ngushëllimet kolegëve të Iljazit e familjarëve të tij, duke mos dhënë asnjë detaj në lidhje me shkakun e vdekjes së shqiptarit.
“Largimi nga jeta i një ushtaraku, aq me tepër ne mision larg atdheut, është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë.I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Majorit Xhevahir Jazaj. Para pak çastesh pata një komunikim të drejtpërdrejtë me kontingjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul. Ndava me ta ngushëllimet për humbjen e shokut te tyre dhe i sigurova se gjithë shqiptarët janë me mendje e me zemër pranë tyre. Ata janë krenaria jone në raport me aleatet në NATO e partnerët tanë strategjike SHBA dhe BE me të cilët ndajmë sfida të përbashkëta të mbrojtjes kolektive, paqes dhe sigurisë,”- shkruan Peleshi.