KALIFORNI/SHBA – Vdes në moshën 78-vjeçare milioneri Robert Durst, i cili u deklarua fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e mikeshës së tij, Susan Berman, si një përpjekje për ta ndaluar këtë të fundit të flasë me policinë rreth zhdukjes së bashkëshortes së tij. Sipas avokatit të tij, Durst ka vdekur për shkaqe natyrale, ndërsa prej kohësh ai vuante nga probleme të shumta shëndetësore.
Durst u hetua pasi një regjistrim i tij ku rrëfehej ishte përdorur në një dokumentar të “HBO-së” të quajtur “The Jinx”.
Ai ishte regjistruar duke i thënë vetes së tij: “Çfarë dreqin bëra unë ? Vriti të gjithë ata”.
Durst akuzohet se ka vrarë edhe fqinjin e tij Morris Black, kur ishte arratisur në Teksas. Durst pretendoi se e kishte qëlluar aksidentalisht, përpara se të vazhdonte ta copëtonte trupin e tij dhe ta hidhte në gjirin Galveston.
Policia gjeti mijëra dollarë, kanabis dhe patentën e komshiut të tij në makinën që ai kishte marrë me qera. Durst është i dyshuar dhe për vrasjen e gruas së tij në vitin 1982, trupi i së cilës nuk është gjendur kurrë.
Marrë nga cnn.com