Reperi amerikan Coolio ka vdekur në moshën 59-vjeçare në Los Angeles. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar menaxheri i tij.
Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr, ndërroi jetë në shtëpinë e një miku, tha menaxheri i tij, Jarez Posey, për Associated Press dhe media të tjera.
Një autopsi dhe test toksikologjik do të përdoret për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.
Coolio është i njohur për këngën e tij të famshme të vitit 1995, Gangsta’s Paradise, për të cilën ai fitoi një Grammy për performancën më të mirë solo rap.