Vlorë- Punonjësit të hipotekës në Vlorë, Ermal Hoxhës i kanë djegur makinën në orët e para të këtij mëngjesi.
Në një prononcim për ABC News motra e pronarit të makinës është shprehur se dyshojnë se ngjarja ka lidhje me ish- bashkëshortin e saj, kjo pasi janë në proces gjyqësor.
“Makina kishte marrë flakë në anën e majtë të shoferit dhe shkoj dhe njoftoj familjarët, por më pas makina ka marrë flakë. Ermali punon në hipoteke nuk ka asnjë konflikt interesi, unë kam një proces divorci me bashkëshortin tim dhe me 6 shkurt kemi dhe seancën e gjyqit dhe besoj se ai mund të ketë dorë në këtë ngjarje. Ai mund ta ketë bërë për shkak se dëshiron që të marrë djalin tim”, ka thënë motra e 32 vjeçarit.