Mbi 500 fluturime janë anuluar, disa shkolla janë mbyllur dhe udhëtimet turistike janë pezulluar në Shangai, pas zbulimit të tre rasteve të koronavirusit, ndërsa Kina vazhdon politikën e saj të rreptë ‘zero-Covid’, edhe në funksion të Lojërave Olimpike Dimërore të shkurtit.
Pekini ka arritur të kontrollojë përhapjen e koronavirusit brenda kufijve të tij përmes kufizimeve të udhëtimit dhe bllokimeve të papritura, por muajt e fundit, shpërthimet e shpeshta të virusit kanë vënë në provë strategjinë e tij të tolerancës zero.
Pozitivë kanë rezultuar tre miq që u kthyen javën e kaluar nga qyteti i afërt i Suzhou. Ata ishin të gjithë të vaksinuar.