• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Vetëvendosja: Të arrestohet Ardi Veliu!

15/12/2020
in Aktualitet
0
Levizja vetevendosje

Levizja vetevendosje

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë kërkon arrestimin e Ardi Veliut dhe zyrtarëve të policisë përgjegjës për mashtrimin për vrasjen e Klodian Rashës.

Vetëvendosja me një njoftim për mediat kryqëzon Edi Ramën për mënyrën si po menaxhon pasojat e vrasjes policore të 25-vjeçarit.

Vetëndosja numëron, siç i quan, pesë akte të paprecedentë të një pushteti të rrënuar moralisht, politikisht dhe ligjërisht.

“Së pari, vrasja e kryer nga efektivi i Policisë së Shtetit. Së dyti, Policia, Qeveria dhe media pranë saj, fshehën dhe manipuluan të vërtetën. Së treti, për 6 ditë me radhë, Policia dhe Qeveria ushtroi dhunë mbi qytetarët, madje dhe mbi minorenët e gazetarët në çdo qytet ku u paraqit rezistencë dhe protestë, duke kryer edhe kërcënime për të ndalur protestat. Së katërti, Qeveria mashtroi në një akt zyrtar, duke e quajtur vrasjen “vdekje aksidentale” para se gjykata të shprehet mbi rastin. Së pesti, në vend që të shkarkonte sot kryepolicin Ardian Veliu, pasi dolën edhe disa pamje filmike nga vrasja e Klodianit që tregonin se vetëm me aksident nuk kishim të bënim, Kryeministri Rama shkoi këtë mëngjes sërish për vizitë te familja Rasha.” – thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila vazhdon duke vënë theksin tek lidhja e Ramës me kryepolicin Ardi Veliu, për të cilin thotë se është i kriminalizuar dhe se është bashkëpunëtor i projekteve të Ramës.

“Është bërë e qartë se Kryeministri Rama fatin e vet politik e ka lidhur as më pak e as më shumë me kryepolicin e kriminalizuar Ardian Veliu. Për ta vrasja e Klodianit është aksidenti që u prishi projektet, ndërsa protestuesit janë “lukunia e halabakëve” që ua nxorën në shesh këto projekte. Kriminalizimi i krerëve të Policisë nuk ka ndodhur pa projekt askund dhe asnjëherë. Ky projekt është kundër shqiptarëve dhe kundër shtetit të së drejtës. Këtë e ka kuptuar çdo protestues që përballë e sheh urdhërin hierarkik “bjeruni”.

Cilësimi i krimit si aksident është një akt mashtrimi i kryer drejtpërdrejt nga Edi Rama. Vrasja e Klodjan Rashës quhet aksidentale që edhe polici vrasës të pësojë një ndëshkim më të ulët. Kështu që edhe këtë vrasje, e cila buron nga kriminalizimi i institucioneve, po tentojnë sërish ta manipulojnë në shtetin e Ramës. Një qeveri që mashtron qytetarët dhe e cila mbanë për kryepolic një zyrtar të kriminalizuar është qeveri e dhunës.” 

Mënyra si po imponohet Rama tek familja e të ndjerit, për Vetëvendosjen ngjan më shumë si një sjellje mafiozi, se sa një sjellje kryeministër.

“Një kryeministër që nuk i zgjidh çështjet drejt, përmes vendimeve institucionale, por tenton t’u japë zgjidhje informale, pëmes imponimit dhe vizitave të pësëritura te një familje e zhytur në dhimbje nga padrejtësia e dyfishtë, nuk vepron si kryeministër. Kjo sjellje ngjan me sjelljen e një mafiozi, që shtiret sikur respekton kode nderi, për të vazhduar pushtetin e tij të dhunshëm.” – thuhet në njoftim.

Lëvizja Vetëvendosje mbyll reagimin duke bërë thirrje që protestat të vazhdojnë, të prangoset Ardi Veliu dhe jo vetëm.

“Shkarkimi e arrestimi i Ardian Veliut, si dhe hetimi i plotë për të gjithë zyrtarët e Policisë së Shtetit që mashtruan mbi vrasjen e Klodjan Rashës, duke hetuar edhe Drejtuesit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), janë kërkesa minimale dhe të panegociueshme, për t’i dhënë një mundësi Shtetit të së Drejtës në vendin tonë.
Liri e pafajësi të gjithë të arrestuarve në sheshe, rrugë e rrugica kudo në Shqipëri. Drejtësi për Klodianin!” 

Tags: arrest ardi veliutLëvizja Vetëvendosjavrasja e klodian rashes
Previous Post

Rama ‘justifikon’ veten para gazetarëve: Nuk isha as tek Gucci dhe as tek Çuçi, por isha në një dyqan …

Next Post

“Rruga ku mbeti i vrarë Klodian Rasha do të marrë emrin e tij”, kërkesa që familja Rasha i bëri kryebashkiakut Veliaj

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Babai i Klodian Rashës dhe Veliaj

"Rruga ku mbeti i vrarë Klodian Rasha do të marrë emrin e tij", kërkesa që familja Rasha i bëri kryebashkiakut Veliaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.