Drejtoria Arsimore në Fier u përfshi nga zjarri pasditen e sotme.
Policia ka vënë në pranga 33-vjeçarin i cili i ka vënë zjarrin godinës pasi nuk nisi punë si mësues.
Sipas policisë është bërë evakuimi i të gjithë punonjësve ndërkohë shërbimi zjarrfikës po punon për shuarjen e flakëve, teksa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit.