Tiranë- Kryeminsitri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun kanë dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp në lidhje me rritjen e numrit të personave që janë infektuar me Covid.
Kreu i qeverisë deklaroi në një bashkëbisedim me gazetarët se ditët në vijim do të rriten gjobat për tregtarët, që abuzojnë me masat kundër virusit të rrezikshëm.
Teksa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se janë shtuar dhe kërkesat për shtrime në spitale, duke i bërë thirrje qytetartëve që të mos e heqin maskën në asnjë moment.