Një aksident është regjistruar në superstradën Lezhë-Laç, pranë zonës së Fushë Milotit.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Behet e ditur se njeri prej tyre eshte ne gjendje te rende dhe eshte derguar ne spitalin e Traumes, ne Tirane.
Mësohet se dy të plagosurit ishin bllokuar për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar mjeti, por falë forcave zjarrfikëse është bërë nxjerrja e tyre.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.