Mbrëmjen e djeshme, në emisionin ‘Top Story‘ në Top Channel është transmetuar brenda në ambientet e Landfillit të Sharrës për të sjell një panoramë të procesit të trajtimit të plehrave të grumbulluara aty.
Nën tokë, aty janë izoluar mijëra tonelata mbetje të grumbulluara ndër vite dhe vijon grumbullimi i tonelatave me mbetje.
“Për të mundësuar kapjen e ujërave sipërfaqësore dhe lejimin e vijimit të dekompozimit të mbetjeve poshtë, zona e pajisur me sistem kapjes biogazit, procesi aerobik që ndodh nën këmbë, gazi kapet dhe cohet në impiant për djegien e biogazit dhe uljen e gazit metan në atmosphere”- u shpreh Elton Bualli, drejtor i IEBV Sharrë.
Por, si bëhet procesi i trajtimit të mbetjeve në inceneratorë?
Përmes kaldajave moderne, sot mbetjet digjen në temperaturë 1 mijë gradë celcius. Në struktura pranë kaldajave, ndodhen sasi të mëdha uji që shndërrohen në avull. Ky avull, shkon drejt turbinave të cilat vihen në punë e prodhojnë energji. Procesi, shoqërohet me çlirimin e gazrave të dëmshëm që me teknologjitë e sotme, kontrollohen dhe trajtohen para se të emetohen në atmosferë. Në botë sot janë të instaluara afro 2500 impiante të tillë që djegin plot 368 milionë tonë mbetje në vit.
Mendohet që në vitin 2028, të jenë instaluar mbi 2700 inceneratorë me kapacitet trajtimi rreth 530 milionë ton mbetje brenda 1 viti kalendarik. Sot, vendet me standartet më të larta të jetesës si Danimarka, Suedia, Zvicra, Gjermania e të tjerë po i trajtojnë shumicën e mbetjeve për prodhim energjie elektrike.
Marrë nga Top Channel