Vlorë- Sot pritet shembja e banesave te porti në Vlorë. Forca të shumta policie kanë shkuar pranë banorëve.
Shembja e tyre bëhet pasi banesat preken nga vazhdimi i rrugës Trans-Ballkanike. Janë 26 banesa në total të cilat do të shemben në kuadër të projektit.
Projekti i cili lidh rrugën trans-ballkanike me portin detar të Vlorës si dhe rikualifikimi i këtij blloku banimi shkakton shembjen e 26 banesave pa dokumentacion pronësie të skualifikuar nga proçesi i legalizimeve. Banorët e kanë kundërshtuar vendimin teksa në ditët në vijim pritet edhe ngujimi i tyre në banesa për arsyen se nuk duan të lejojnë mundin e një jete të shkojë dëm.
Lajmi në përditësim…