Itali- Rreth 932 kg kokainë janë gjetur të fshehura në kontenieret e midhjeve të ngrira në jug të Italisë.
Guardia di Finanza ka publikuar videon e momentit të sekuestrimit të 932 kg kokainë. Sipas mediave vendase, lënda narkotike ishte e ndarë në 800 pako dhe u gjet në portin e Gioia Tauro, në Kalabri.
Kontenieri mësohet se vinte nga Kili, ndërkohë që kanë qenë rrezet X të kontrollit që kanë konstatuar sasinë e konsiderueshme të drogës, vlera e të cilës arrinte në 186 milion euro.
Operacioni u krye nga Guardia Di Finanzia në bashkëpunim me policinë e portit, ndërkohë që nuk ka ende të arrestuar.