Kanë kaluar 3 ditë që kur talebanët pushtuan Afganistanin të Dielën dhe këto orë nuk kanë qenë asgjë më pak se një film i Hollivudit.
Të hënën u shfaqën skena tronditëse të turmave të dëshpëruara që vraponin për hapësirë në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul. Pasi nuk gjetën hapësirë brenda një aeroplani të Forcave Ajrore të SHBA, disa vendas, me sa duket për të shpëtuar nga tirania talebane, u kapën pas krahëve të avionit, për të rënë në tokë pasi ai u ngrit.
Të martën u shfaqën video qesharake që tregonin kryengritësit talebanë që hynin në palestra dhe parqe argëtimi dhe përpiqeshin të përdorin pajisje argëtuese dhe stërvitore.