Mediat iraniane kanë shpërndarë momente të vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian të premten në lindje të Teheranit duke u qëlluar nga një mitraloz me telekomandë që operonte nga një makinë tjetër, sulm i cili zgjati të paktën 3 minuta.

Një raport i botuar të dielën nga Fars News tha se Fakhrizadeh po udhëtonte me gruan e tij të premten në një makinë “të papërshkueshme” nga plumbat, së bashku me tre automjete të personelit të sigurisë, kur dëgjoi se diçka që tingëllonte si plumba po godisnin një automjet dhe ai doli nga makina për të përcaktuar se çfarë kishte ndodhur. Në momentin që ai doli nga makina, një mitraloz me telekomandë hapi zjarr nga një Nissan që ishte i ndaluar rreth 150 metra nga makina e Fakhrizadeh. Shkencëtari iranian u qëllua të paktën tri herë, edhe truproja i tij u qëllua.
Ndërkohë që agjencia e lajmeve CNN shkruan se nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur versionin e ngjarjeve të agjencisë shtetërore të lajmeve.
Vrasja e shkencëtarit ka ngjallur probleme të shumta dhe reagime në opinionin ndërkombëtar.