Në një kohë kur reshjet e shiut dhe përmbytjet kanë përfshirë Europën Qendrore dhe Kinën, vende të tjera po përballen me të nxehtin ekstrem.
Dubai prej ditësh po kalon temperature përvëluese që shënojnë mbi 50 gradë Celsius. Kjo i ka detyruar autoritetet që të marrin masa dhe të gjejnë zgjedhje alternative për të përballuar vapën.
Kështu ata kanë krijuar “shirat artificialë” përmes dronëve të cilat lëshojnë ngarkesa elektrike në atmosferë në mënyrë që retë të grumbullohen dhe të prodhojnë reshjet e shiut.
Shërbimi meteorologjik i Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi në rrjet disa video nga reshjet e shiut të cilat sollën një sasi të madhe uji që vërshuan në rrugë.
Sistemi aktual që përdoret për të ndryshuar ngarkesën elektrike të reve po drejtohet nga studiuesit në Universitetin e Reading në Angli dhe përllogaritet në miliona dollarë. Profesori Maarten Ambaum, i cili punoi në projekt, i tha BBC në mars se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mjaftueshëm re për të krijuar kushte të përshtatshme për shiun.