Situata në Afganistan vijon të jetë e agravuar. Krerët e talbanëve janë duke negociuar në Kabul me ish-liderë politik për vendosjen e qeverisë së re.
Ndërkohë dhuna ndaj qytetarëve nuk ka të ndalur. Pronari i një media vendase, Saad Mohseni ka publikuar në rrjetin e tij social Tëitter një video të një qytetari i cili qëllohet me armë nga një taleban.
Siç shihet dhe nga pamjet, qytetari po tentonte të kalonte murin për t’u futur në aeroportin e Kabulit. Ai është qëlluar me armë zjarri nga një taleban dhe më pas është hedhur nga muri.
Pronari i TOLO News shkruan: Trazirat vijojnë ende në Kabul. Një person u qëllua me armë zjarri pasi tentoi të kalonte murin për t’u futur në aeroport.
Kabuli vazhdon të jetë dëshmitar i kaosit teksa qytetarët përpiqen të largohen nga Afganistani nga frika se talibanët do ta kthejnë kombin në atë që ishte midis viteve 1996 dhe 2001, kur grupi ekstremist sundonte vendin.