Islandë- Tërmeti me magnitudë 5.6 tronditi vendin mëngjesin e sotëm. Tërmeti zgjati për pak sekonda dhe u ndje në të gjithë vendin, por nuk pati raportime për të lënduar apo dëmtime në njerëz.
Video ka fiksuar momentin e tërmetit teksa deputetët ishin në Parlament, të trembur ata largohen sapo ndjejnë lëkundjet e para.
Më herët këtë mëngjes edhe Kryeministrja Katrin Jakobsdottir, e cila po intervistohej drejtpërdrejt nga shtëpia u pa e frikësuar kur nisën lëkundjet e tërmetit.