TIRANË– Një person ka vjedhur një depo farmaceutike “Edna- Farma”, ku ka marrë ilaçe që përdoreshin kryesisht për trajtimin e COVID-19. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vangjel Noti”, në pronësi të E.H..Mësohet se ilaçet e vjedhura kapin vlerën e rreth 1.5 mln lekëve.
Policia është njoftuar nga pronari për ngjarjen dhe po punon për identifikimin e autorëve. Mësohet, janë sekuestruar kamerat e sigurisë për që mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj vjedhjeve.