Policia e Shtetit ka zbarkuar sërish ditën e sotme në zonën e Krujës, në një aksion anti-drogë. Dy ditë më parë, Policia e Shtetit dhe forcat speciale organizuan një aksion të madh anti-drogë në Krujë, aty ku u zbulua gjithashtu një laborator droge me llampa dhe ku u asgjesuan në total rreth 50 mijë rrënjë kanabisi.
Në kuadër të këtij operacioni, në krye të të cilit qëndronin forcat RENEA janë arrestuar 16 persona, janë shpallur në kërkim 24 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë. Në mesin e personave të arrestuar janë edhe kryepleq të fshatrave si dhe punonjës të OSHEE-së. Disa prej parcelave të drogës ishin evidentuar nga kontrolli ajror i ushtruar nga Guarda di Finanza.
Ditën e djeshme u bënë të ditur emrat e 16 personave që u arrestuan.
Në pranga janë vënë: Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu , Erjon Deliu , Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.