• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Vila Mbretërore hapet për turizëm! Plani i ri, menaxhimi i kalon fondacionit

20/12/2021
in Aktualitet
0
Vila Mbretërore hapet për turizëm! Plani i ri, menaxhimi i kalon fondacionit

Pallati i Brigadave ose siç njihet Vila Mbretërore do të menaxhohet me një koncept tjetër duke e hapur atë plotësisht për turizëm.

Në draftin e planit të menaxhimit të Pallatit të Brigadave qeverisë shqiptare parashikohet që kjo nismë të ketë në bazë konceptin e vetëfinancimit dhe në thelb zbatimin e këtij plani ta kenë në dorë një fondacion autonom.

“Ndërsa pasuria do të mbetet në pronësi të Qeverisë së Shqipërisë, Ministria e Kulturës, do të mundësojë zbatimin e programit të zhvillimit, i cili do të përmirësojë ndjeshëm mbrojtjen dhe promovimin e Kompleksit të Pallatit të Brigadave. Me strukturën e re të menaxhimit, do të kemi një rritje të vazhdueshme të stafit teknik, atij të shërbimeve si dhe administrativ, të cilët do të drejtojnë dhe monitorojnë të gjitha aktivitetit brenda këtij Kompleksi. Propozohet ngritja e një Fondacioni, ku anëtarë të jenë edhe përfaqësues nga Fondacioni, Ministria e Kulturës, , si edhe me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe autoritete akademike” thuhet në dokument.

I njëjti draft plan menaxhimi nënvizon se aktualisht pallati është i hapur për ceremoni të veçanta si dhe për grupe të organizuara por jo mirëfilli për turizëm të hapur dhe të vizitueshëm në çdo kohë. Duke argumentuar këtë model me modele të tjera menaxhimi në botë si Palazzo Pitti, Firence, Itali, Palazzo Strozzi, Firence, Itali, Versaja, Paris, Francë, Residenz München, Mynih, Gjermani, Ministria e Kulturës konstaton se ka nevojë urgjente ndërhyrjeje në disa pjesë të hapësirës për restaurime.

“Ndërkohë që disa pjesë të Kompleksit të Pallatit të Brigadave, nga konstatimet e bëra, duhet të ndërhyhet me urgjencë me projekte restauruese, ku koha dhe mosha e pjesëve të ndryshme të tij, kanë bërë që të ketë probleme të lidhura me infiltrimin e ujërave apo me probleme të sistemeve të ndryshme inxhinierikë. Këto projekte tashmë duhet të reflektojnë ndërthurjen e pjesës së konservuar me inovacionet inxhinierike të përshtatura për funksionet e vjetra dhe të reja ne sit.

Qasja ndaj hartimit të Planit të Menaxhimit të këtij kompleksi është bazuar gjerësisht në mendimin se pasuri të këtij karakteri të trashëgimisë mund dhe duhet të jenë një faktor i rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit të turizmit, jetës publike dhe kulturore, duke u kthyer edhe në një mekanizëm financiar zhvillimi e punësimit” thuhet në draft.

Historiku i Pallatit të Brigadave

Plani i menaxhimit të Pallatit të Brigadave ndalet në historinë e kësaj ndërtese dhe kompleksitetin që shoqëroi projekti.

“Pallati i Brigadave është një sit i jashtëzakonshëm i trashëgimisë kulturore në qytetin e Tiranës, fryt i arkitekturës së mrekullueshme të viteve 1930-40. Në të vërtetë Pallatit të Brigadave ka 3 emërtime të ndryshme, produkt i fashave historike që ai kapërceu ne fillesën e vet: 1) Vila Mbretërore, 2) Vila e Mëkëmbësit dhe 3) Pallati i Brigadave. Emërtimi “Pallat i Brigadave” është emërtimi i fundit i përdorur tashmë nga të gjithë dhe nuk lidhet aspak me funksionin primar për të cilin u projektua dhe u ndërtua. Ky emër u përdor gjatë periudhës së diktaturës komuniste, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, dhe vjen për shkak të prezencës së Shtabit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar ne momentet e fundit të luftës në këtë kompleks.

Por historia e tij lidhet ngushtë me kërkesën e Ahmet Zogut për të pasur një Pallat dedikuar atij dhe familjes së tij. Ndaj që në Planin e Parë të zgjerimit të Tiranës në vitet 1925-27, të hartuar nga arkitekti italian Armando Brasini, kur Zogu ishte president, hidhet ideja e vendosjes së një Pallati Presidencial në fund të Bulevardit të Ri, i cili do të mbushte ballinën fundore të këtij Bulevardi, pra aty ku sot ndodhet Universiteti Politeknik i Tiranës.

Gjatë Planit të Dytë Rregullues të Tiranës, ne vitet 1928-1930, pas shpalljes së Monarkisë, me kompleksin fundor dedikuar Zogut u mor Florestano Di Fausto, arkitekti italian i cili sapo kishte realizuar ansamblin e ministrive dhe të Bashkisë së qytetit ne Sheshin Skënderbej. Kompleksi mbretëror përbehej nga 3 ndërtesa: Pallati Mbretëror, Vila e Princeshave dhe Vila Mbretërore. Kompleksi Mbretëror në volumetri dhe ne gjuhë arkitektonike ndryshonte nga ai i paraqitur më parë nga Brasini, nga i cili u mbajt vetëm ideja e pozicionit të këtij kompleksi. Gjuha arkitektonike e përdorur ishte e ngjashme me atë të ministrive ne Sheshin Skënderbej, pra një gjuhë neoklasike eklektike. Varanti i fundit i paraqitur prej tij mban vitin 1936.

Për shkak të financave të mëdha që kërkonte ky kompleks, Ahmet Zogu vendosi të ndërtojë fillimisht Vilën Mbretërore, pra atë që ne trashëgojmë. Zogu e sposton kompleksin mbretëror në fillim të vitit 1937 në majën e kodrës së Mulletit, me 1.2 km ne vijë ajrore në krahun lindor nga pozicioni ku Florestano Di Fausto e pat pozicionuar. Këtë herë Zogu ja beson projektin e tij Giulio Bertë, një tjetër arkitekt Italian prezent në Shqipëri, i cili në atë moment ishte eksponenti teknik më i lartë në Shqipëri në fushën e ndërtimit.

Në 1939-n pallati u transformua në Selinë e mëkëmbësisë së mbretit italian. Në vitin 1939 ndryshimi i vilës në seli të mëkëmbësisë solli një ndryshim në projekt.

Ndërtimi i pallatit u përfundua në vitin 1941 nga italianët, të cilët vendosën aty shtabin qendror të ushtrisë së tyre. Ndonëse i ndërtuar për mbretin shqiptar, Ahmet Zogu, pallati ka shërbyer si rezidencë mbretërore vetëm një herë, për një mbret italian, Viktor Emanuelin e III-të. Për gjithë periudhën tjetër, deri në largimin e italianëve nga Shqipëria, ai shërbeu si rezidencë shqiptare e Mëkëmbësit të Mbretit, fillimisht Jakomonit dhe më vonë gjeneral Parianit” thuhet në dokument.

Marrë nga Monitor.al

Tags: pallati i brigadaveturizemvila mbreterore
Previous Post

Lojëra fati në lokal, vihet në pranga 52-vjeçari në Tiranë

Next Post

SHBA do të dërgojë një këshilltar special për hetime në Ballkanin Perëndimor

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
SHBA do të dërgojë një këshilltar special për hetime në Ballkanin Perëndimor

SHBA do të dërgojë një këshilltar special për hetime në Ballkanin Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.