Bill Gates shkroi në blogun e tij, se 2021 ishte viti më i vështirë i jetës së tij, si rezultat i divorcit me Melinda French Gates dhe pandemisë COVID-19.
Bashkëthemeluesi i Microsoft foli në GatesNotes, për vështirësitë me të cilat u përball gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë përfundimin e martesës së tij me Melindën pas 27 vjetësh.
“E di që shumë njerëz janë kuriozë për një temë më afër shtëpisë: divorcin tim”, shkroi Gates në postim.
Çifti njoftoi se do të ndahej në maj dhe u divorcuan zyrtarisht në gusht, sipas të dhënave të gjykatës.
Gates tha se nuk mund ta mohonte se “ka qenë një vit me trishtim të madh personal”.
Miliarderi tha se ai dhe ish-gruaja e tij ende drejtonin fondacionin Bill dhe Melinda Gates dhe se ata kanë gjetur një “ritëm të ri të mirë pune”.
Gates tha se të kesh një jetë pa asnjë ndërveprim njerëzor gjatë pandemisë COVID-19, ishte një “përvojë e çuditshme dhe çorientuese”.
“Bota ime personale nuk është ndjerë kurrë më e vogël se sa gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit,” duke shtuar se ai është “zyrtarisht një fole bosh” pasi dy nga fëmijët e tij u larguan së fundmi nga shtëpia.
Filantropisti gjithashtu u përball me kritika këtë vit për marrëdhënien e tij jashtëmartesore me financieren Jeffrey Epstein.